Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

Sot kryeministri Edi Rama po merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, ku ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se Shqipëria po bën të pamundurën për të përmbushur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në BE deri në vitin 2027. Kreu i qeverisë theksoi se ka bindjen e plotë që në fund, Shqipëria do të mund të “martohet” me BE-në, siç i pëlqen atij ta quajë.  “Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po...