Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor
                            Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendim e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. PD kërkon rrëzimin e vendimit të Komisionit Rregullator, duke argumentuar se zgjedhjet e 11 majit nuk I përmbushën standardet kushtetuese për t’u cilësuara të pranueshme nga opozita. Po ashtu, partia më e madhe opozitare thotë pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme  për manipulim të zgjedhjeve nuk ka patur asnjë reagim konkret nga institucionet apo organet e drejtësisë.