Pjerin Fushaj pritet të zyrtarizohet si Presidenti i ri i KF Besëlidhja, duke hapur një kapitull të ri për klubin legjendar të Lezhës. Në një kohë kur futbolli kërkon më shumë seriozitet dhe vizion, Fushaj premton organizim, investime dhe ambicie për ta rikthyer Besëlidhjen në elitën e futbollit shqiptar.
Sfida nuk mungojnë, pritshmëritë janë të larta, por me një drejtim të ri dhe mbështetjen e tifozëve besnikë, rilindja është e mundur. Besëlidhja nuk është thjesht një klub, është identiteti i qytetit të Lezhës. Pjerin Fushaj, bashkë me vëllezërit e tij, ka kontribuar për shumë vite edhe tek KF Vllaznia, ku Valter Fushaj ishte president i kuqebluve deri në verën e vitit 2011.
Po kush është Pjerin Fushaj?
Ai është biznesmen në sektorin e ndërtimit dhe të sherbimeve në fushën e turizmit, i angazhuar në sipërmarrje dhe menaxhim projektesh. Me një përvojë të gjatë në sektorin privat dhe aftësi organizative, ai njihet për qasjen vizionare dhe përkushtimin ndaj zhvillimit lokal.
Aktualisht, ai disponon disa biznese në Lezhë, Shkodër, Tiranë etj. që kanë të bëjnë me ndertimin e apartamenteve, në fushën e turizmit si dhe ka paraqitur projekte ambicioze në këto dy sektorë. Së bashku me të vellezërit Valter dhe Kino, janë të njohur edhe në fushën e sportit pasi kanë qënë drejtues dhe mbështetës të ekipit shkodran të Vllaznisë, por tani synon të bëjë një punë të mirë edhe me ekipin lezhjan të Besëlidhjes, por koha do të tregojë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
