Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Lewis Capaldi: Gratë në muzikë përballen me një standard më të lartë se burrat
Lewis Capaldi ka folur hapur për diferencat mes artisteve femra dhe meshkujve në industrinë e muzikës. Në një intervistë për podcastin Creativo më 11 gusht, këngëtari skocez 28-vjeçar theksoi se gratë shpesh përballen me një “shkop më të lartë matës” dhe një analizë më të ashpër në krahasim me kolegët e tyre burra. Duke diskutuar mbi rikthimin e muzikës pop, ai veçoi emra si Chappell Roan, Sabrina Carpenter dhe Olivia Rodrigo, duke thënë se “janë gratë ato që po e udhëheqin këtë valë të re dhe po krijojnë muzikën më interesante të momentit”. Capaldi shtoi se performancat e artisteve femra shpesh janë më të menduara dhe më të kompletuara, ndërsa shumë burra, përfshirë edhe vetë atë, mjaftohen me të dalin në skenë me xhinse e...