Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin; nuk shlyhet as huaja 74 mln euro
Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 13.5 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose 135 milionë euro sipas bilancit zyrtar të kompanisë.Përfshirë dhe interesat bankare në pritje, shuma arrin në 13.7 miliardë lekë.“Gjatë vitit 2024 ashtu si edhe gjatë vitit 2023, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për bllokimin e të ardhurave nga shërbimet en route dhe terminal charge, të ofruara nga Albcontrol”, thuhet në përshkrimin e pasqyrave...