Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor. Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze. Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet...