Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga janari, AI nëpër shkolla, Maqedonia nis zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim
Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do t’i përdorë, por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë. “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e Fakultetit të Informatikës që kanë bërë doracak të shkëlqyer në të cilin shkruhen edhe përparësitë, por edhe sfidat me të cilat...