Në Policinë e Tiranës kanë ndodhur disa lëvizje në nivel drejtuesish. Lorenc Shehu është larguar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës, ku ishte komanduar pas arrestimit të ish-Drejtorit, Roven Zeka.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se në krye të Policisë Rrugore të Tiranës është komanduar Neritan Buzi, i cili më herët ka mbajtur postin e shefit të komisariatit të Himarës e më pas është transferuar në Doganën e Qafë Botës.
Ndërkohë Lorenc Shehu është rikthyer në detyrën e mëparshme si shef i task forces së Rrugores në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
