VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli Ahmet Zogun “Mbret të Shqiptarëve” me emrin Zogu I, duke shënuar kthesën historike nga republikë në monarki. Ceremonia u zhvillua në sallën e bardhë të Parlamentit, ku morën pjesë deputetë, krerë fisnorë dhe përfaqësues të misioneve të huaja. Në betimin e tij, Zogu theksoi ruajtjen e bashkimit kombëtar, pavarësisë dhe të mirës së popullit. I lindur në Burgajet të Matit më 1895, Zogu kishte mbajtur më parë poste si ministër, kryeministër dhe president. Në vitin 1938 u martua me konteshën hungareze Geraldina Appony, ndërsa më 7 prill 1939 u largua nga Shqipëria pas pushtimit fashist. Ahmet Zogu ndërroi jetë më 9 prill 1961 në Paris, në moshën 65-vjeçare. TemA