49 të arrestuar, shkatërrohet organizata mafioze në Greqi/ Zbulohet dhoma e mbushur me armë, drogë e para

49 të arrestuar, shkatërrohet organizata mafioze në Greqi/ Zbulohet dhoma e mbushur me armë, drogë e para

Një organizatë mafioze është shkatërruar nga policia greke në ishullin e Kretës, që është finalizuar me arrestimin e 49 personave. Një dhomë e tërë e policisë greke është mbushur me armë, municione, shuma parash dhe drogë që janë sekuestruar gjatë operacionit të gjerë. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë një arsenal të plotë armësh, përfshirë pushkë gjysmë-automatike, armë lufte dhe pistoleta, si dhe sasi të mëdha municionesh, celularë, para në kartëmonedha euro dhe paketime me lëndë narkotike. Sipas vlerësimeve të policisë greke, të ardhurat totale të organizatës kriminale arrinin në rreth 3 milionë euro. Prej tyre, rreth 1.1 milionë euro vinin nga trafiku i drogës, ndërsa pjesa tjetër nga aktivitete të tjera kriminale, që përfshinin edhe trafikun e armëve. Të ardhurat ndaheshin mes anëtarëve, por...