Lëvizje në Policinë Rrugore të Tiranës, caktohet shefi i ri i qarkullimit (Emri)

Lëvizje në Policinë Rrugore të Tiranës, caktohet shefi i ri i qarkullimit (Emri)

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Mësohet se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit. “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.