“Kontrolli u humb me keqdashje”, Teliti akuzon qeverinë për situatën në territor: Pas pak muajsh, situata do..

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kritikuar mënyrën se si qeveria po përpiqet të rifitojë kontrollin mbi territorin. I ftuar në një intervistë televizive, Teliti tha se aksionet e ndërmarra janë të momentit, pa strategji afatgjatë dhe japin efekte të përkohshme. Ai paralajmëron se një situatë e ngjashme pritet të përsëritet në sektorin e ndërtimit në muajt në vijim, duke theksuar se humbja e kontrollit është bërë qëllimisht dhe me keqdashje.
Dorian Teliti:Është një lëvizje që ndodh në qasje të njëjtë me lëvizjet e tjera. Thjesht aksione. Aksione të cilat ndërmerren nga qeverisja aktuale, pa një strategji të qartë dhe konkrete. Që ka humbur kontrolli i territorit nga ana e qeverisje, ka humbur kontrolli mbi territorin.
Kjo gjë është e pranuar tashmë, është fakt. Ideja është që, për të marrë kontrollin mbi territoret, ti nuk mund ta bësh atë me aksione. Me aksione që janë thjesht të momentit, që zgjasin 2-3 javë apo 1 muaj, të cilat pastaj japin një rezultat afatshkurtër, gjatë ushtrimit të aksionit dhe pastaj humbasin fuqinë e tyre.Çfarë ka treguar historiku i dekadës së fundit, 10-12 vitet e fundit. Që sa herë janë marrë me aksionet, kanë patur një impakt pozitiv ato 2-3 muajt e parë dhe pastaj është kthyer situata e mëparshme, humbja e kontrollit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë. U humb kontrolli mbi territorin, për mendimin tim në mënyrë të qëllimshme, me keqdashje dhe përsëri siç jemi në rastin aktual që nuk është i pari në historinë e tij, është i pesti përsa i përket rimarrjes mbi kontrollin e territorit. Një gjë e ngjashme pritet tashmë që në muajin tetor me qeverinë e re që po ngrihet të ndodhë përsa i përket sektorit të ndërtimit duke u futur tashmë edhe në marrëdhëniet kontraktuale në sektorin e ndërtimit.