ChatGPT e bindi se ajo po e helmonte, ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij

ChatGPT e bindi se ajo po e helmonte, ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Old Greenwich, Connecticut, ku një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas kreu vetëvrasje. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ishte ndikuar nga bisedat me ChatGPT, të cilit i kishte dhënë emrin “Bobby”, përpara se të ndërmerrte aktin fatal ndaj nënës së tij Suzanne Eberson Adams, 83 vjeç. Sipas The Wall Street Journal, Soelberg i besonte chatbot-it për mendime dhe këshilla, duke e përdorur për të ushqyer teori konspirative që përfshinin edhe nënën e tij. Në një nga bisedat, pas pretendimeve të tij se nëna dhe shoqja e saj kishin tentuar ta helmonin përmes sistemit të ajrimit të makinës, ChatGPT iu përgjigj: “Kjo është një ngjarje serioze, Erik dhe të besoj. Nëse është...