Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta moshën 89-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë vlerëson punën ndër vite të Anagnostit, të cilin e cilëson si “babain” e kinemasë shqiptare. Kryeministri Rama e mbyll reagimin e tij duke shkruar; “Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”. Postimi i kryeministrit Rama: Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së...