Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti Begaj. Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërime dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetet sociale. Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka...