Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Bylispolifonia” në edicionin e 12-të vjen me mesazhe për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë dhe traditës
Nga Julia Vrapi“ Vlerat e polifonisë dhe kostumografia popullore do të shpalosen në festivalin “Bylispolifonia”. Polifonia do të vijë me interpretimin e grupeve të ndryshme polifonike në këtë festival ndërkombëtar, që këtë vit në muajin shtator shënon edicionin e tij të 12-të dhe vjen edhe me mesazhe për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë dhe traditës. Festivali këtë vit do të zhvillohet në datat 12 dhe 13 shtator në Bylis, ku do të ketë pjesëmarrje të grupeve polifonike shqiptare, por dhe të vendeve fqinj nga Ballkani. Këngëtari i polifonisë Yzeir Llanaj që është edhe president i shoqatës “Polifonia shqiptare” me të cilën zhvillohet dhe festivali ndërkombëtar “Bylispolifonia” tregon për risitë e këtij viti. Drejtor ekzekutiv i festivalit këngëtari i polifonisë Yzeir Llanaj “Mjeshtër i Madh”, i...