Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që...