Bukuroshja e Durrësit, historia e mozaikut më të famshëm në Shqipëri

Bukuroshja e Durrësit, historia e mozaikut më të famshëm në Shqipëri

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit. Studiuesi i huaj ishte i pari që gjatë Luftës së Parë Botërore, në themelet e një shtëpie të vjetër në Durrës, zbuloi pamjen e mozaikut të lashtë. U desh përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, rreth vitit 1947, që vepra të pastrohej nga dherat që e kishin mbuluar për t’ju nënshtruar kujdesit maksimal që e solli në dokumentarët e Muzeut. Figura kryesore e mozaikut është një vajzë e re që harmonikisht qëndron e rrethuar nga lule të shumta. Mozaiku ka formë vezake dhe është rreth 9 m2. Kompozimi i veprës, të quajtur në mënyrë metaforike “Bukuroshja e Durrësit,” përmban gurë të vegjël me...