Stuhia prish pushimet/ Trafik i rënduar në rrugët Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot pas largimit të turistëve

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Si pasojë, prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar në akset kryesore Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve.

Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.