Arrestohet i riu biznesmen që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ në Tiranë! Pranga edhe ish-kreut të FRPD në Kavajë 

Arrestohet i riu biznesmen që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ në Tiranë! Pranga edhe ish-kreut të FRPD në Kavajë 

Një muaj pas dhunës së ushtruar ndaj pronarit të lokal “Tokyo” në Tiranë, Laert Kasaj, Policia e Tiranës ka arrestuar një prej pronarëve të lokalit “Stockholm”. 31-vjeçari Ferhat Kaja po lëvizte në makinë me ish-kreun e FRPD-së së Kavajës, Kid Kazazi, i shpallur po në kërkim për një atentat të organizuar 3 muaj më parë në Durrës. Gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit Kaja iu gjet një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin e Kid Kazazit. Kaja u vu në pranga, ndërsa vëllai i tij Olti Kaja, 30 vjeç, pasi dyshohet se e dhunuan Kasajn pas dyshimeve të tyre se ai kishte fotografuar biznesin e tyre dhe e denonconte te autoritetet si subjekt që nuk kishte liruar ende hapësirat publike. Ndërkohë, Kid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të...