Jorge Luis Borges: Sa zgjat vramja e ndërgjegjes, zgjat faji!

Jorge Luis Borges: Sa zgjat vramja e ndërgjegjes, zgjat faji!

Nga Jorge Luis Borges Kaini dhe Abeli u takuan pas vdekjes së Abelit.Po endeshin nëpër shkretëtirë dhe e njohën njëri-tjetrin nga larg, sepse ishin të dy mjaft shtatlartë. Të dy vëllezrit u ulën përtokë, ndezën një zjarr dhe po hanin bukë. Rrinin të heshtur, siç rrinë njerëzit e dërrmuar nga lodhja në mbarim të ditës. Në qiell u shfaq një yll emrin e të cilit askush nuk e mbante mend. Në dritën e zjarrit Kaini dalloi vragën e gurit në ballin e Abelit, buka që po çonte të goja i ra nga dora dhe pyeti vëllain nëse e kishte falur për krimin e tij.Abeli iu përgjigj:“Ti me ke vrarë mua apo unë ty? Nuk e mbaj mend gjithsesi; këtu jemi të dy bashkë, si dikur”.“Tani...