Turistët po zgjedhin pushime më të freskëta, më të qeta dhe më pak të mbipopulluara këtë vit, duke u larguar nga destinacionet tradicionale të verës në Europë, mes shqetësimeve të rritura për valët e të nxehtit dhe zjarret masive.Ky trend po forcon fenomenin e njohur si “coolcation”, një kombinim mes “cool” (i freskët) dhe “vacation” (pushim), që përshkruan udhëtarët që preferojnë klimë më të butë në vend të temperaturave ekstreme të verës.Rekorde të reja temperaturash kanë përfshirë Europën javët e fundit, duke çuar termometrin mbi 40°C në disa zona dhe duke nxitur shpërthimin e zjarreve rajonale.Jenny Southan, CEO e agjencisë së parashikimit të trendeve të udhëtimeve Globetrender, e quajti verën e 2025-ës “një pikë kthese për turizmin europian, duke treguar se asnjë destinacion nuk është imun ndaj paqëndrueshmërisë klimatike”. Sipas saj, kriza klimatike është shkaku kryesor i valëve ekstreme të të nxehtit, të nxitura nga djegia e karburanteve fosile.Valët e të nxehtit dhe zjarret në destinacionet e preferuara si Spanja, Portugalia dhe Greqia kanë dëmtuar infrastrukturën turistike, duke shkaktuar evakuime masive dhe mbyllje plazhesh. Temperaturat e larta janë regjistruar edhe në vendet nordike si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, duke sfiduar idenë se veriu ofron gjithmonë “strehë të freskët” gjatë verës.Të dhënat e publikuara nga Komisioni Europian i Udhëtimeve (ETC) treguan se udhëtimet mbeten prioritet për europianët, pavarësisht pasigurive ekonomike. ETC njoftoi se rritja e shqetësimit për mbipopullimin ka bërë që turistët të kalojnë pushimet verore në destinacione më pak të njohura, ndërsa interesimi për pikat tradicionale ka rënë.Rritja e destinacioneve alternativeNjë sondazh i rrjetit global Virtuoso tregoi se 79% e këshilltarëve të udhëtimeve pohojnë se moti ekstrem po ndikon në planifikim, ndërsa 55% raportojnë se klientët po zgjedhin të udhëtojnë jashtë pikut sezonal për shkak të krizës klimatike.Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe gjithnjë e më shumë Polonia janë ndër destinacionet që tërheqin turistë që kërkojnë pushime aktive, mot të rehatshëm dhe përvoja më të thella kulturore.Edhe Sllovenia është shfaqur si e preferuar nga kjo prirje, me rritje interesi për zonat malore, liqenet dhe lumenjtë e saj. “Për shkak të temperaturave gjithnjë e më të larta dhe kërkesës për kohë cilësore në natyrë, vizitorët po zgjedhin gjithnjë e më shumë destinacione në lartësi më të mëdha, që ofrojnë mundësi të larmishme gjatë gjithë vitit”, tha një zëdhënës i Bordit të Turizmit të Sllovenisë.Sfida për MesdheunNdryshimi i preferencave të turistëve mund të lehtësojë problemin e mbingarkesës në destinacionet tradicionale, por sjell pasoja ekonomike. Vendet e Europës Jugore si Greqia, Spanja dhe Portugalia mbështeten fuqimisht te turizmi, që përbën përkatësisht 18%, 12.3% dhe 11.9% të PBB-së.Sipas operatorit TUI, interesimi për destinacionet nordike është në rritje, por rezervimet mbeten më të ulëta krahasuar me plazhet klasike të Mesdheut. “Spanja, Greqia dhe Turqia mbeten ende favoritët e padiskutueshëm”, tha zëdhënësja Linda Jonczyk.Një “zonë rreziku klimatik”Deri në fund të viteve 2020, sezoni i pikut në Mesdhe do të zhvendoset në maj-qershor dhe shtator-tetor, ndërsa periudha korrik-gusht do të kthehet në një “zonë rreziku klimatik” për turizmin masiv.Destinacionet e jugut do të duhet të investojnë në infrastrukturë të qëndrueshme ndaj klimës, hapësira publike të mbrojtura nga dielli, hotele të përshtatura ndaj të nxehtit dhe korridore për parandalimin e zjarreve, ndërsa veriu i Europës mund të përballet me sfida të mbingarkesës turistike teksa kërkesa për pushime të freskëta rritet.Për industrinë e udhëtimeve, përshtatja me realitetin e ri klimatik nuk është më opsionale, është çështje mbijetese. Pushimet më të freskëta dhe jashtë sezonit të pikut po bëhen modeli i ri i turizmit europian. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Turistët po zgjedhin pushime më të freskëta dhe jashtë sezonit të pikut
