Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po pse vetëm Thethi”, Rama publikon pamjet nga shpërthimi i resortit të ish-kreut të IMT Durrës: Abuzuesi mori peng territorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e ndërmarrë prej javësh tashmë për objektet pa leje, teksa thotë se vazhdon puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit nga veriu në jug. Kreu i qeverisë ka ndarë edhe pamjet nga shembja e resortit pa leje të ish-kreut të IMT-së Durrës, Ardian Halili, e cili e kishte ndërtuar gjatë kohës që ishte në detyrë. “Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i...