Aksident në Fier, një i lënduar pas përplasjes mes një Mercedes-Benz dhe një motorçiklete në Unazën Lindore, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën Lindore të qytetit, në rrugën “Leonardo Murialdo”, ku një automjet tip Mercedes-Benz është përplasur me një motor, i cili përdorej për shpërndarjen e picave në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi i lënduar ka marrë plagë në pjesën e trupit dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Policia e Fierit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në zonat me trafik të dendur dhe rrugë të ngushta si Unaza Lindore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Ngjarja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut në zonë, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të shmangin rrugën deri në përfundimin e hetimeve dhe largimin e mjeteve nga vendngjarja.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”