Shtim i numrit të banorëve në spitale/ Sezoni veror rrit kërkesën për shërbim mjekësor, 40 vizita në ditë

Sezoni veror me një numër të shtuar banorësh në Ksamil rrit edhe nevojën për më shumë shërbim mjekësor. Rreth 30 deri 40 vizita në ditë realizohen në të dyja qendrat shëndetësore.
Gjatë sezonit përveç Qendrës Shëndetësore që qëndron e hapur gjithë vitin, një tjetër qendër shëndetësore, që është sezonale, është në funksion 24 orësh për të përballuar fluksin e sezonit veror.
Tajar Lako mjek pediatër pranë Qendrës Shëndetësore gjithëvjetore në Ksamil pohon se deri tani situata është e përballueshme për kapacitetin mjekësor atje. Në përgjithësi është e njejta situatë madje më e stabilizuar.
Zakonisht janë virozat e stinës, që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes, laringun, faringun, gjithashtu edhe gastrointeritet por që në këtë periudhë nuk kane qenë problematike. Gjithashtu kemi edhe raste të moderuara, nga djegiet, pickime nga peshq deti, iriq deti.
Nga aksidentet nuk kemi pasur raste por edhe në raste të tilla i çojmë në spitalin e Sarandës.Rreth 30 deri 40 vizita në ditë realizohen në të dyja qendrat shëndetësore. Të huajit janë ata që kryesisht kërkojnë sherbim mjekësor pranë këtyre dy qendrave, ndërsa Fëmjët dhe të moshuarit për shkak të ekspozimit të gjatë në diell mbeten grupmoshat që kërkojnë më së shumti ndihmën mjekësore.
Njëherazi mjeku Tajar Lako këshillon prindërit që vizitojnë qytezën turistike të jenë të kujdesshëm me oraret e ekspozimit në diell të të vegjëlve të tyre.
Dy qendrat shëndetësore në Ksamil ofrojnë ndihmën e parë për vendasit dhe turistët, ndërsa për mjekim më të specializuar pacientët dërgohen në spitalin e Sarandës.