Përfundon dënimin! Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar të gjithë dënimin prej 2 vitesh e 20 ditësh, i dhënë nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Goro u arrestua më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së konfirmuan vendimin përfundimtar të dënimit.
Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre, si dhe për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave, vepra që lidhen me detyrën e tij si zyrtar publik. Vendimi i formës së prerë u dha më 22 korrik 2025.

Në momentin e këtij vendimi, Goro kishte kryer tashmë 1 vit, 11 muaj e 29 ditë izolim në burgun “Jordan Misja” në Tiranë. Me përllogaritjen e plotë të dënimit, më 12 gusht 2025 u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij nga qelia.
/vizionplus.tv