Reforma për menaxhimin e mbetjeve, reagon Instituti i Bashkive: Hap pas për decentralizimin

Pas shpalljes së nismës për reformën e menaxhimit të mbetjeve ku në fokus pritet të jetë ngritja e një operatori kombëtar të trajtimit të mbetjeve ka reaguar Instituti i Bashkive të Shqipërisë.Në reagim Instituti për Bashkitë Shqiptare ndan shqetësimin për gjendjen e menaxhimit të mbetjeve dhe nevojën për përmbushjen e standardeve të BE-së në këtë fushë. Është e qartë se përmirësime rrënjësore duhen bërë, si në infrastrukturë, ashtu edhe në ndërgjegjësimin qytetar.“Megjithatë, propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht “klientë”, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit. Menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik, i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore”, theksohet në deklaratë.Instituti thekson se problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak.“Vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet. Në këtë kuadër, ne mbështesim reformën dhe përafrimin me standardet e BE-së, por kërkojmë që kjo të bëhet duke ruajtur dhe forcuar rolin e pushtetit vendor, e jo duke e zëvendësuar atë.Instituti për Bashkitë Shqiptare mbështet reformat mjedisore dhe përafrimin me BE-në, por zhveshja e bashkive nga menaxhimi i mbetjeve është hap pas për decentralizimin. Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit”.Nisma për reformën e re në menaxhimin e mbetjeve u shpall nga kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera theksoi se bashkitë nuk pritet të kenë më rol drejtues në menaxhimin e mbetjeve, por do të funksionojnë si klientë të operatorit kombëtar.https://monitor.al/menaxhimi-i-mbetjeve-reforme-e-re-me-operator-kombetar/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.