Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vritet nga sulmi izraelit kryeministri i rebelëve Huthi, shënjestër edhe 10 ministra
                            Kryeministri i rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, Ahmed al-Rahawi, u vra në një sulm izraelit në apartamentin e tij në Sanaa. Sulmi synonte 10 ministra të lartë të rebelëve Houthi, përfshirë ministrin e mbrojtjes, ndërsa ata ishin mbledhur në një vend jashtë Sanaas për të dëgjuar një fjalim të planifikuar nga udhëheqësi i grupit, Abdul Malik al-Houthi. Al-Rahawi ka shërbyer për rreth një vit si Kryeministër nën administratën e rebelëve Huthi. Roli i tij ka qenë kryesisht administrativ, dhe jo ushtarak apo politik. Zyrtarë të lartë në qeverinë Houthi u eliminuan gjithashtu në sulmin ndaj një ndërtese në një kompleks sigurie ngjitur me kompleksin e pallatit presidencial në Sanaa, i cili ishte një nga objektivat e sulmuar. Sulmet e Forcave Ajrore Izraelite u kryen...