Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, Disiplina e FSHF- së paralajmëron Vllazninë dhe pezullon Martinin
Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF- së për Vllazninë dhe trajnerin Edi Martini: KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF. Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet...