Skemat piramidale online, Braçe: Ndërprisni aktivitetin, mos u bëni pjesë e krimit

Skemat piramidale online, Braçe: Ndërprisni aktivitetin, mos u bëni pjesë e krimit

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër kundër tre skemave piramidale online – Xuexa, Txex dhe Grokr duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të aktivitetit të tyre. Ai tha se Policia e Shtetit përmes Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe asaj të Krimit Ekonomik e Financiar, së bashku me Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP, kanë nisur bllokimin e aksesit në këto platforma mashtruese dhe po kryejnë hetime të thelluara për organizatorët dhe rekrutuesit. Braçe u drejtua drejtpërdrejt dy kompanive të internetit që mbulojnë Divjakën, Endi Internet dhe Luva Group, duke i paralajmëruar të zbatojnë menjëherë urdhrin për bllokimin e piramidave. Deputeti bëri edhe një apel të fortë për banorët e Divjakës dhe Lushnjës. Reagimi i plotë i Erion Braçes: Beteja me piramidat online; Xuexa, Txex, Grokr!...