Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!
Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Fatmir Mediut, i cili tha se opozita do të ngjallet nga Berisha sicc ndodhi me Krishtin. Në një postim të tij, Manjani shkruan: “Ndoshta gaboj po sa herë dëgjoj fjalën “ringjallje” më vjen ndërmend pamja e lugatit. Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, po unë këtë përfytyrim kam. Lugatin… Madje më vjen ndërmend edhe një barcaletë me këtë rast: Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjeksore. Pas përpjekjeve të shumta nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti qe shumë i rëndë dhe nuk kishin ç’ti bënin më shumë. Por e lidhën me një agjensi funerale atje. Agjensia i tha gruas së të ndjerit se mund...