Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri po djeg një masiv pyjor me pisha dhe për shkak të terrenit malor është e vështirë ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse. Për këtë arsye, është aktivizuar helikopteri i Forcave të Armatosura për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mos përhapjen e tyre