I mituri në Korçë gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

I mituri në Korçë gëlltit fasule, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Korçë. Një fëmijë, mosha e të cilit ende nuk është bërë e ditur, ka gëlltitur një kokërr fasule, e cila fatkeqësisht i ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes. Fëmija është dërguar menjëherë në repartin e Pediatrisë në Korçë, ku mjekët kanë konstatuar gjendjen e rënduar për shkak të bllokimit të frymëmarrjes. Pas vlerësimit të rastit, ata kanë vendosur ta transferojnë me urgjencë drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar. Aktualisht nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të të miturit. /vizionplus.tv