Kina do të zgjerojë sistemin e saj të rrjetit të monitorimit të ujit për të përfshirë mbi 200 trupa të vegjël ujorë shtesë dhe do të prezantojë tregues ekologjikë gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), njoftoi Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.
Kina ka arritur rezultate pozitive në mbajtjen e ujërave të saj të pastra, tha Jiang Huohua, kreu i Departamentit të Ekologjisë dhe Mjedisit të Ujit në ministri, në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, përqindja e trupave ujorë sipërfaqësorë në ose mbi gradën III në sistemin me pesë nivele të cilësisë së ujit të vendit ishte rreth 89 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin e vendosur për periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).
Nga viti 2015 deri në vitin 2024, përqindja e trupave ujorë sipërfaqësorë në ose mbi gradën III u rrit nga 64.5 për qind në 90.4 për qind, duke shënuar nëntë vjet përmirësimi radhazi, shtoi Jiang.
“Rrjeti i monitorimit të ujit do të shtrihet përtej lumenjve kryesorë për të përfshirë degët dhe trupat e vegjël ujorë gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, për të pasqyruar më mirë kushtet e ekosistemeve ujore më afër komuniteteve”,- tha ai.
Jiang tha se kur përcaktohen objektivat ekologjike të ujit, duke i kushtuar vëmendje treguesve fizikë dhe kimikë, duhet të përfshihen edhe treguesit përkatës ekologjikë të ujit për të pasqyruar më mirë kushtet e ekosistemit ujor.
Zgjerimi i rrjetit të monitorimit të ujit ka ndikuar dukshëm në përmisimin e cilësisë së tij
