Petrit Ruka
Poezi nga Petrit Ruka
Isha vonuar, e dashur dhe të gjeta në gjumë,Buzët për një puthje më digjninPo si të të zgjoja,Ti ishe aq e bukur,Sa nuk mund të ta prishja bukurinë.
Desha të të puthja ngadalë,(Si mund të puthësh ngadalë?!)Të të puthja një herë,(Si vetëm një herë?!)U ula buzë shtratit si pranë një foshnjeje,Që porsa ka lerë.
Kishe pafajsinë e ca qiejve që akoma s’i kam parë,Ishe krejt e pambrojtur nga dinakëritë,Atëhere kam besuarQë çdo grua në gjumëËshtë një Afërditë.
Doja e s’guxoja,Kisha frikë të të shihja.Kisha frikë të të prekja.Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin,Se i afrohet vdekja.
E tmerrshme ta përmendësh këtë emër,U thafsh, moj gjuha ime që the; Vdekja.Atëhere unë po ngulem këtu, e dashur,Nuk luaj,Nuk luaj sa të më zbardhet mjekra.
Dhe prita e prita një shekullQë të zgjoheshe,Në grua me mish të shndrroheshe…Që pastaj të të prekja,Pastaj le të më vinteVdekja.
ObserverKult
Petrit Ruka
Lexo edhe:
PABLO NERUDA: BUKËN E AJRIN HIQMA NË DAÇ, POR BUZËQESHJEN MOS MA MERR!
Bukën hiqma në daçedhe ajrin hiqma,por buzëqeshjen tënde lerma.Trëndafilin lermë,heshtën që copton,ujët që papritmasprej shendit tënd shpërthentë beftën dallgë argjendiqë prej teje lindet.E vështirë lufta imedhe kthehem sy lodhur…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU

Leave a Reply