Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            E rëndë në Rrëshen/ Dy të rinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin
                            Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen. Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit. “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.