Aksident me katër automjete në Rubik-Fushë Milot, dy pasagjere të plagosura

Aksident me katër automjete në Rubik-Fushë Milot, dy pasagjere të plagosura

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte më 28 gusht në aksin rrugor Rubik-Fushë Milot, ku janë përplasur katër mjete. Sipas Policisë, shkak për aksidentin është bëri drejtuesi i njërit prej automjeteve, i cili ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me tre mjetet e tjera. “Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin ‘Rubik-Fushë Milot’, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përfshirë në aksident me 3 automjete të tjera.”, bën me dije Policia. Si pasojë e përplasjes, dy pasagjere kanë mbetur të lënduara dhe ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.