Trajtimi i integruar i mbetjeve/ Rama zbulon reformën e re: Kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE

Trajtimi i integruar i mbetjeve/ Rama zbulon reformën e re: Kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, ku prezantoi një plan të ri masash ligjore dhe investimesh, të cilin e cilësoi si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama tha se këtë vit është vënë re një përmirësim i dukshëm në pjesën më të madhe të territoreve turistike, të cilat janë përballur me rritje të madhe të vizitorëve dhe, për rrjedhojë, edhe të mbetjeve. Ai përmendi si shembull pozitiv bashkinë e Lezhës, që sipas tij vijon të prijë për pastërtinë, ndërsa theksoi se edhe Shkodra, Durrësi e Himara kanë treguar progres në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, kryeministri pranoi se përgjatë vijës bregdetare ka ende zona problematike dhe se uniformiteti në...