Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi

Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi

Sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar,  cila regjistrohet në afro 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro vetëm në 7 muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë rritje me 10 milionë euro apo në 2.9 % raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por krahasuar me planifikimin e bërë rezulton një rënie me 0.9 %. Megjithatë, duket se vetëm në muajin Korrik, buxheti i shtetit ka arkëtuar 39 milionë euro nga ky zë, duke shënuar vlerën më të lartë në raport me muajin Korrik të viteve të  mëparshme. Nëse do të marrim në analizë të ardhurat në 7-mujor për dekadën e fundit, tatimi i paguar mbi fitimin e...