Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria rikthehet te landfilli/ Menaxhimi i mbetjeve, reagon Tabaku: Pranuan dështimin e inceneratorëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve. Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon. Sipas saj, landfilli ishte propozimi që Partia Demokratike kishte dhënë që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që është përsëritur vazhdimisht edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” theksoi Tabaku. Deputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon...