Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy
Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku humbën jetën 22 persona, përfshirë gazetarë dhe punonjës shëndetësorë, kanë qenë tre dhe jo dy. Deri më tani, lidhur me sulmin ndaj Spitalit Nasserit, është folur për një “double tap”, një sulm i dyfishtë ku goditja e dytë, e kryer menjëherë pas të parës, synon të shkaktojë sa më shumë viktima. Videoja e “CNN”-it zbulon se ajo që konsiderohej si “goditja e dytë” në fakt përbëhej nga dy sulme pothuajse të njëkohshme, të cilat mendohet të kenë shkaktuar numrin më të madh të viktimave. Sulmimi i qëllimshëm i punonjësve të ndihmës, gazetarëve dhe civilëve të tjerë përbën shkelje të së drejtës...