Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen në Itali 2 të rinjtë shqiptarë 

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash.
Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e gjykimit të shpejtë dhe dëbimit nga rajoni i Umbrias.
Kurse në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Stacioni i policisë, i drejtuar nga Stefano Seretti, u thirr nga tregtarët në Via Gabrielli, të cilët dyshuan për lëvizjet e tij.
Oficerët e ndaluan atë në Via Papiria dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ‘B&B’ (Bed and Breakfast/Shtrat dhe Mëngjes), ku ai po qëndronte, informon media italiane.
U sekuestruan gjithsej 51 pako dhe 500 euro në para të gatshme. I riu, i cili erdhi në Itali me qëllim shitjen e drogës, iu ndalua nga gjykata që të jetonte në rajonin e Markes.