Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

Evakuimi i qytetit të Gazës është i pashmangshëm. Është ky mesazhi që u përcjell palestinezëve ushtria izraelite, teksa përgatitet të pushtojë qytetin kryesor të enklavës bregdetare ku po depërton gjithnjë e më thellë. Përmes një postimi në rrjetin social X, thuhej se familjet që do të shpërnguleshin në jug do të siguronin ndihma bujare humanitare. Tanket izraelite avancuan në një zonë të re të Gazës përgjatë natës, duke rrafshuar banesa, duke plagosur disa persona e duke detyruar të tjerë të arratisen.  Me mijëra janë shpërngulur tashme, të nxitur nga avancimet izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku vijojnë te jetojnë rreth 1 milion palestinezë. Izraeli shpalli në fillim të gushtit planin për të pushtuar të gjithë territorin, duke nisur nga qyteti i Gazës...