Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë!

Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë!

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë. Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik. “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing. Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh...