Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rafti i librave të Putinit, si Kremlini po i paraqet pamjet e vjetra si të reja
Rafti i librave mund të tregojë shumë për pronarin. Në rastin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, rregullimi më i fundit i librave në një dollap pas tavolinës së tij tregon se Kremlini i ka paraqitur pamjet e vjetra të takimeve në zyrën e tij si video të reja të paktën pesë herë këtë vit, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema. Takimet e shpeshta ballë për ballë të Putinit me guvernatorë rajonalë, drejtues të agjencive shtetërore dhe të tjerë në zyrën e tij në Pallatin e Senatit në Kremlin, janë pjesë e përhershme e programeve të lajmeve në televizionet shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje për t’iu treguar rusëve se ai po i menaxhon vazhdimisht punët në gjithë vendin dhe...