Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ilirjan Sinani, zjarrfikësi i Finiqit, nderohet me “Medaljen e Artë” për guximin në betejën me flakët
Zjarrfikësi Ilirjan Sinani është dekoruar me “Medaljen e Artë”, në shenjë mirënjohjeje për heroizmin dhe sakrificën e treguar gjatë përballjes me zjarret e mëdha që rrezikuan jetën e banorëve dhe natyrën këtë verë. Ceremonia e dekorimit vlerësoi jo vetëm punën e tij të jashtëzakonshme, por edhe përkushtimin e gjithë trupës zjarrfikëse, të cilët me vendosmëri u përballën me një sezon të pazakontë, ku flakët shuanin një zonë dhe shpërthenin në tjetrën. Motivacioni i medaljes Medalja iu akordua me motivacionin:“Për guximin dhe përkushtimin e treguar gjatë përballjes me flakët, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin, në kushte ekstreme rreziku.” Ky vlerësim e vendos zjarrfikësin Ilirjan Sinani mes figurave të nderuara të shërbimit publik, duke e kthyer atë në një shembull frymëzues...