Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skandal spiunazhi në Kroaci, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova! Dyshohet se punonin për Serbinë
Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave Ajrore të Ushtrisë Kroate, J.I., dhe partnerja e tij A.M., nga Kosova, shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut. Sipas informacioneve të medias kroate Index, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim midis policisë civile dhe asaj ushtarake, ndërkohë që në rast është përfshirë edhe agjencia ndërkombëtare Europol. Dyshohet se piloti i helikopterit ushtarak i ka transmetuar informacione të ndjeshme partneres së tij, e cila më pas i ka dërguar ato te partia “Lista Serbe” në Kosovë. Të dy janë marrë në pyetje dhe pritet vendimi nëse do të vendosen në paraburgim. J. I., i cili ka shërbyer më parë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), dyshohet...