Dyshohen për spiunazh, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

Dyshohen për spiunazh, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Hetimi është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas mediave kroate, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar partneres së tij informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i ka përcjellë te Lista Serbe. Ai kishte qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe situatën në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022. Hetuesit po ashtu dyshojnë se informacionet përfshinin të dhëna sensitive lidhur me komunën e Zubin-Potokut, zonë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes...