‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD publikon postimin e Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD publikon postimin e Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha konfirmimin që ta rikandidojë për kreun e grupit. Açka e akuzon Bardhin për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe sipas saj kreu i grupit nuk i takon atij, por Luçiano Boçit. Në postimin e tij, Marash Logu ka zgjedhur të mos flasë me fjalë, por ka ndarë një postim të Flutura Açkës në vitin 2021, kur fliste me superlativa për Bardhin. Ndërsa sot e quan një humbës ekzemplar, 4 vite më parë Açka e quante Bardhin, hero dhe më të thonte se kishin gatuar fitoren në zgjedhje. “Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani...