Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arestohen 2 inspektorë të IMT-së së Tiranës, morën para nga biznese dhe individë për të mos…
Dy punonjës me detyrë inspektor pranë IMT bashkia Tiranë janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi kane dyshime se kane marrë para për të favorizuar biznese apo banesa nga prishja kundrejt shumave te parave. Burime për gazetarin Ora News Edison Vatnikaj bëjnë ne dije se Policia pasi mori indicie vuri ne dijeni edhe SPAK për të cilën të njëjta burime thonë se kanë raste të dokumentuara. Operacioni sapo është zhvilluar e ndërsa pritet të këtë edhe një komunikim për mediat. Deri me tani 2 persona janë të dyshuar e cila është faktuar më prova, por ka dyshime se rrjeti është me i madh. Tashmë materialet janë dërguar strukturës se posaçme.